• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raport-progres për politikën, qytetarët apo për Shqipërinë?

by Afrim Krasniqi
13/11/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Për vite me radhë publikimi në nëntor nga Komisioni Evropian i Raportit të Progresit për Shqipërinë ka qenë ngjarje e shënuar dhe ushqim kryesor i agjendës politike dhe institucionale. Në mungesë të një dokumenti tjetër referues, ky ishte raporti i vetëm me analiza të thellë dhe horizontale në të gjithë sektorët e qeverisjes dhe demokracisë në Shqipëri. Në të shumtën e rasteve dalja e raportit është shoqëruar me séanca debati të posaçme në parlament, me analizë të të dhënave nga qeveria dhe institucionet e tjera, me deklarime zyrtare të institucioneve kryesore mbi gjetjet, kritikat dhe sfidat e ardhshme, etj. Kurba e rëndësisë dhe e vëmendjes ndaj këtij raporti ka ndryshuar dhe në vitet e fundit, ka rënë ndjeshëm. Së fundi, Raport Progresi 2016 nuk arriti të prodhojë lajm përveçse disa replikave rutinë parlamentare dhe ndonjë lajmi zyrtar në media. Nuk pati headline për gjetjet e vlerësimit dhe as analiza profesionale mbi problematikat brenda tij.

Natyrisht që Shqipëria 2016 nuk është Shqipëria e 5-10 viteve më parë dhe se integrimi nuk ka më veshjen mitike që kishte një dekadë më parë. Marrja e ftesës apo hapja e bisedimeve për anëtarësim nuk kanë më forcë mobilizimi dhe nuk prodhojnë entuziazëm, siç ishte MSA apo liberalizimi i vizave vite më parë. Për shumicën e qytetarëve është e qartë, – rruga për në BE mbetet e gjatë, shumë e gjatë dhe se më shumë se vendimi i BE për hapjen e bisedimeve ka peshë vendimmarrja midis vetë shteteve të BE ndaj Shqipërisë. Shtetet kryesore janë kritike dhe pritja do jetë e gjatë.

Brenda vendit demokracia në Shqipëri nuk është në atë standard të lartë sa të frymëzojë, përkundrazi, pas krizës ekonomike ka një krizë të fortë besimi dhe reagimi civil dhe se për shumicën qytetare, elitat tona politike kanë dështuar dje e sot të mbajnë premtimet e tyre.
Pavarësisht këtij vlerësimi të brendshëm, Raporti mbi Progresin e Shqipërisë është ndeshur dhe vijon të perceptohet, si një pasqyrë përpara të cilës ne shohim vetveten, bëjmë bilancin dhe arrijmë të projektojmë të ardhmen. Ndonëse ky lexim është më shumë utopik sesa realist, perceptimi i shumicës qytetare mbetet i tillë, dhe Shqipëria meriton të ketë një dokument të tillë profesional, të pavarur, të besueshëm dhe orientues.

Parë në këtë këndvështrim, Raport Progresi 2016 ishte dhe mbetet shumë larg, – një dokument më shumë produkt burokratik dhe pragmatist, pa nerv dhe pa sensin e përgjegjësisë në një partneritet të lartë standardesh, BE – Shqipëri. Çdo fushë dhe çdo çështje nis me vlerësimin “pati progres“, “u shënuan arritje“, etj, duke renditur ca akte burokratike zyrtarësh, që në fakt nuk kanë ndikim publik, në tërësi nuk gjejnë zbatim dhe nuk përbëjnë thelbin e problematikës apo këshillës për „ecjen në drejtimin e duhur“. Ja p.sh, në dhjetor 2015 u ngrit komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, pas një viti ai nuk ka bërë pothuajse asgjë, nuk është mbledhur rregullisht, nuk ka agjendë, nuk ka produkt dhe as besim se do rezultojë në reformë reale. Për Progres Raportin këto nuk kanë rëndësi, rëndësi ka vetëm fakti se u ngrit komisioni! Kaq.

Raporti flet për vendimin konsensual politik për reformën në drejtësi. Vërtetë? A kemi të bëjmë me votë konsensuale apo me detyrim ndërkombëtar (SHBA e BE) për t’i detyruar palët të votojnë pro reformës? Shqiptarët besojnë dhe panë këtë të fundit, raport progresi beson të parën, duke i dhënë politikës një meritë që nuk e meriton dhe duke i shlyer politikës një faj që tregon thelbin korruptues të saj. Më tej, kur flitet për de-kriminalizimin pritshmëritë ishin maksimale dhe vetë zyrtarët e lartë të delegacionit patën deklaruar në media se ka një numër politikanësh me të shkuar kriminale në parlament dhe vendimmarrje. Rezultati? Raporti thekson se efektet e para kanë rezultuar në dorëheqjeve vullnetare dhe shkarkime në nivel lokal.

Nuk ka vend në raport për faktin se një kryetar bashkie qëndroi njëherësh 6 muaj në arrest shtëpiak dhe në zyrë, dhe se me gjithë CV skandaloze, mori dhe gëzon ende mbështetjen maksimale të mazhorancës. Nuk përmenden as fakti se të gjithë personat që dhanë dorëheqje nga postet zyrtare, i ruajnë postet drejtuese në partitë e tyre politike, pra se de-kriminalizimi nuk e de-kriminalizoi politikën, por thjesht, zhvendosi protagonistët nga zyrat tek tribunat e partive. Dhe në një vend si Shqipëria, dihet se imuniteti e karriera në parti kanë shumë më peshë e vlerë sesa imuniteti/karriera në një zyrë publike.

Ose më tej, kur flitet për shoqërinë civile, antikorrupsionin, rendin publik, administratën publike apo arsimin, konsiderohen arritje ca akte politike pa ndikim real, siç janë këshilli koordinues e këshillues i shoqërisë civile (një eksperiment formal dhe pa impakt real), miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e sinjalizuesve (pa ndikim real dhe afatshkurtër), shkatërrimi i plantacioneve me kanabis (është arritje por nuk ka vlerësim për aspektin tjetër, si u krijuan, burimet, përse nuk u parandalua, etj), pavarësia e administratës dhe efektiviteti i saj (nuk citohen aspektet e emërimeve masive politike, keqpërdorimi politik si në rastin e legalizimeve, apo parcelizimi i administratës sipas ndarjes brenda partive të koalicionit), ashtu si edhe bëhet vlerësimi për ligjin e ri të arsimit dhe procesin e akreditimeve, por nuk ka asnjë resht për mungesën e 90% të akteve ligjore në zbatim të ligjit dhe situatën kaotike administrative e kërkimin shkencor në arsim.

Natyrisht një shoqëri ndryshon dhe mund të bëjë hapa përpara. Shqipëria ka bërë. Çështja është nëse hapat përpara janë të mjaftueshëm për të arritur pikën për ku jemi nisur apo kjo mbetet jo relevante. J.Fisher ka pasur shprehjen “100 metrat mund të përshkohen për 10 sekonda por edhe për 10 orë“. Në rastin tonë nuk bëhet fjalë për sekonda, ndaj teoria “hap përpara“ nuk është zgjidhje, as vlerësim realist, dhe as në përputhje me nevojat e sfidat reale të vendit. Teza tjetër se raporte të tilla janë të natyrës burokratike dhe se janë formale (rreth 60-70% e përmbajtjes së tyre janë të njëjta për vende të ndryshme dhe po kaq përqind e raportit riprodhohet e njëjtë në çdo raport vjetor), mund të vlejë si alibi, por nuk është ajo çfarë kemi nevojë dhe as nuk shpreh kapacitetet e pritshmëritë që kanë raportet Bruksel – Tiranë.

Së fundi, është koha të bëjmë diçka ndryshe: ose të ndryshojë formati i raportimit duke qenë më realist, më orientues dhe më me cilësi në përmbajtje, duke hequr dorë nga termat pragmatiste dhe duke i dhënë prioritet standardeve unike të BE, jo standardeve dytësore për Shqipërinë. Pjesë e ndryshimit meriton të jetë edhe titulli: nëse nuk ka progres nuk mund të ketë raport progresi, por thjesht, raport mbi Shqipërinë. Pjesë e rishikimit duhet të jetë edhe fokusi, nëse raporti i adresohet zyrtarëve e politikanëve tanë, pra është raport për pakicën, elitat dhe në kompromis me to, apo i adresohet qytetarëve tanë, pra është raport për shumicën qytetare dhe i adresohet pritshmërive të tyre, besimit të tyre dhe aspiratave të tyre në drejtim të Bashkimit Evropian. Në rastin e parë impakti i tij është minimal dhe nuk mund të përbëjë kusht për agjendë integruese, në rastin e dytë do të kishte impakt maksimal dhe përmes reagimit & presionit pozitiv nga poshtë do të ndikonte tek vendimmarrësit politikë të debatonin dhe të propozonin agjendë prioritare integruese.

A nuk jemi një vend ku shumica e kërkon integrimin dhe pakica që merr vendime krijon pengesa / vonesa dhe alibi për ta pamundësuar atë? A nuk i adresohen 90% të kritikave në raport pikërisht kësaj pakice? A nuk është ky thelbi i problemit dhe a nuk është kjo sfida kryesore brenda nesh, dhe më tej, edhe sfida kryesore e vetë BE dhe sistemit të tij politik, administrues dhe përfaqësues? Vlerat, transparenca dhe standardet e larta janë garanci afatgjatë, zgjidhjet pragmatiste janë afatshkurtra dhe rrallë shërbejnë si garanci, – një përfundim, që fatkeqësisht, progres raporti i KE për 2016 dukshëm e injoron.

Next Post
Ligji i ri/ Konsumatorët që prodhojnë energji me panele diellore mund ta shesin tek kompaninë

Ligji i ri/ Konsumatorët që prodhojnë energji me panele diellore mund ta shesin tek kompaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

January 19, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Një hartë e miqve dhe armiqve të Edi Ramës në Amerikë

January 19, 2026
Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies në burgun e Koridhalos

January 19, 2026
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

January 19, 2026
Rama batuta në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë! Jam më i gjati ndër liderët, por…

Shkaqet pse PD u destabilizua nga ftesa e Trump për Ramën!

January 19, 2026
Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

January 19, 2026
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Bën thirrje për protestë dhe mban të njëjtin qëndrim me maxhorancën, Luan Baçi: Jam dakord për uljen e numrit të deputetëve

January 19, 2026
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në protestën e 24 janarit… Vendi nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

January 19, 2026
Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

January 19, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In