• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

by A R
08/01/2026 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur situatën e krijuar nga moti i keq në vend.

Në një raport të hartuar nga Ministria, theksohet se mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, krahas reshjeve të shiut, në shumë prej zonave të vendit ka pasur edhe reshje dëbore.

Sipas MIE-së, grupet e punës së ARRSH, OSHEE dhe ekipet e tjera nën varësinë e kësaj ministrie vijojnë të jenë në terren, pavarësisht situatës së rënduara të motit dhe temperaturave të ulëta, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika.

Akset rrugore

Reshje dëbore janë regjistruar në këto zona:

Rajoni Verior

•Bajram Curri-Valbonë

•Ura Bujan-Qafë Morinë

•Bujan-Qafe Morinë (doganë)

•Sopot-Kerrnaj

•Qafe Mejdan – Tropojë-Buçaj

•Bulqizë

•Qafë Bualli-Peshkopi

•Peshkopi-Maqellarë

•Hani i Hotit-Dogana Vermosh

•Kukës-Shishtavec

•Kukës-Bushtricë

•Bajram Curri-Valbonë

•Pukë-Fushë Arrëz

•Bogë-Theth

•Qafë Mali-Fushë Dukagjin

Rajoni Qendror

•Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë

•Elbasan-Gjinar

•Ibë-Kërrabë-Elbasan

Rajoni Jugor

•Llogara

•Qafë Thanë

•Korçë-Voskopojë

•Boboshticë-Dardhë

•Korçë-Ersekë

•Ersekë-Leskovik

•Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

•Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir pasi bëhen problem për të gjithë trafikun.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegon se aktualisht jashtë pune janë 27 fidera, kryesisht në rajonin Durrës, ndikuar edhe nga prezenca e ujit në kabina.

“Rrjeti 6kV që furnizon me energji elektrike Hidrovorin e Synej (Kavajë) është me defekt dhe po punohet për riparimin e linjës. Të gjitha linjat 35kV, nënstacionet, si dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret ndodhen në funksion të plotë”, thekson në njoftimin e saj MIE.

Rrjeti i transmetimit

•Të gjitha linjat 400kV, 220kV dhe 110kV janë në operim normal.

•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

Situata në kaskadën e Drinit

•Prurjet natyrore në kaskadë janë:

•HEC Fierzë 2100 m3/s

•HEC Koman 700 m3/s

•HEC Vau i Dejës 200 m3/s

Furnizimi me ujë

Rajoni Berat

•Rajoni i Beratit paraqitet në vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe të ndjeshme.

•Në zonën e Dimalit është përmbytur stacioni përkatës. Pompat janë mbajtur të sigurta dhe nën ruajtje gjatë gjithë natës.

•Furnizimi me ujë aktualisht paraqitet normal dhe sistemi i kanalizimeve është funksional.

Rajoni Fier

•Aktualisht, nga katër puset e rinj që kanë qenë në funksion vetëm një pus vijon të operojë.

•Po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin qendror të pompimit Kafaraj.

•Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe grupet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.

Rajoni Vlorë

•Aktualisht janë përmbytur dy nënstacione, përkatësisht në Novoselë dhe Trevllazër.

Rajonet e tjera

•Situata në rajonet e tjera paraqitet normale dhe nën kontroll, pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në sistemin e kanalizimeve.

Portet dhe aeroporti

Porti Durrës

•Vijon aktiviteti normalisht dhe pa problematika, me operacione të planifikuara në të gjitha zonat kryesore portuale.

•Lëvizja e trageteve po realizohet normalisht, në përputhje me oraret e parashikuara.

Porti Vlorë

•Lëvizja e pasagjerëve dhe mjeteve vazhdon normalisht.

•Nuk lejohet dalja e mjeteve të vogla në det.

Porti Sarandë

•Për shkak të detit të trazuar linja me Korfuzin është pezulluar.

Aeroporti “Nënë Tereza”

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

1 ndër 10 votues të Trumpit janë sot të zhgënjyer nga ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In