Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka pohuar se fillimi i mirë në Ligën e Kampionëve e befasoi Club Bruggen.Kampioni i Anglisë siguroi fitoren 3 me 0 në Belgjikë me golat e Marc Albrighton dhe Riyad Mahrezit.
“Ishte fitore e rëndësishme pas humbjes nga Liverpooli”, ka thënë Ranieri. “Ne realizuam herët dhe patëm besim gjatë gjithë takimit”.
“Club Brugge lëvizte mirë topin, patën kontrollin e topit, por ne kontrolluam lojën dhe ishte e mirë për ne. Ndoshta në fillim i befasuam.
U thash lojtarëve se kur dëgjoni muzikën e Ligës së Kampionëve do të mbushni bateritë dhe do të luftoni”, përgatiti Koha. (b.an)