Claudio Ranieri para disa ditësh u shkarkua nga detyra e trajnerit të Leicesterit. Strategu italian me këtë skuadër e fitoi titullin e kampionit të Premierligës, ndërsa pas shkarkimit i takoi dëmshpërblimi prej tre milionë funtesh, njofton zeri.info.
Me këtë rast, Ranieri ka bërë një gjest që rrallë kush do ta bënte. Ai ka vendosur që gjysmën e kësaj shume ta japë për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Pra, 1.5 milion funte do të përfundojnë në organizata humanitare dhe në këtë mënyrë Ranieri edhe njëherë ka dëshmuar se për çfarë njeriu bëhet fjalë.
Sa i përket ish-skuadrës së tij, ende nuk kanë vendosur për pasardhësin e italianit, i cili ka bërë të ditur se dëshiron që të pushojë deri në fund të stinorit.
Është e sigurt se atij nuk do t’i mungojnë ofertat, citohet “Zëri”. (b.an)