Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.
Makina ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve. /e.s/