Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, do të mungojë në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve kundër Americas.
Kryetrajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se spanjolli nuk do të rrezikohet për shkak të një lëndimi të vogël që e pësoi gjatë udhëtimit të gjatë për në Japoni.
“Sergio Ramos nuk do të luajë”, ka thënë Zidane në konferencën për media. “Ai nuk ishte rehat dhe ishte paksa i lodhur, prandaj nuk do të rrezikojmë me të”, përgatiti Express. (b.an)