Një foto e publikuar në rrjetin social Instagram, nga ana e qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka shkaktuar reagimin sa ironik edhe për të qeshur nga ana e Sampdorias. Duke përfituar nga koinçidenca e ngjyrave të veshjes së Ramos, të ngjashme ne ngjyrat e fanellës së Sampdorias, ekipi gjenovez ka ngritur pyetjen: A jeni të sigurtë që merkatoja ka përfunduar? Postimi ka tone ironike dhe është bërë nga faqja zyrtare e Sampdorias në gjuhën angleze, duke bërë kështu xhiron e botës.
Gjithsesi, korrespondimi i ngjyrave të “look”-ut të ri të Sergios dhe ato të fanellës së ekipit të futbollit italian nuk lënë vend për dyshime. Tifozët e kanë fare të qartë se ekipit gjenovez nuk ia mban xhepi të shpenzojë aq shumë në merkato, për një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim sot për sot.