Andres Iniesta njoftoi largimin nga kombëtarja spanjolle menjëherë pas eliminimit në Botëror nga vendi organizator, Rusia. E njëjta pyetje është ngritur edhe për disa futbollistë të tjerë mes të cilëve dhe 32-vjeçari Sergio Ramos.
Kapiteni i ekipit për këtë çështje është shprehur: “Është i vështirë largimi. Janë shumë orë, shumë përpjekje dhe shumë përkushtim. Ndoshta ky nuk është momenti ynë më i mirë, por ne kthemi në shtëpi pa humbur asnjë ndeshje.
Unë dua të vazhdoj të luaj për Spanjën edhe shumë vite sepse po kthehem në shtëpi me një dhimbje të tmerrshme. Unë do të shkoj në Katar edhe nëse do të jem me mjekër të thinjur.”
Më tej Ramos shtoi: “Dhemb shumë, por askush nuk dihet të dyshojë se do të kthehemi për të provuar përsëri dhe përsëri. Disa do të shkojnë dhe disa të tjera do të vijnë por ne do të mbrojmë këtë fanellë me pasion dhe respekt. Në humbje ndihem edhe më krenar që jam spanjoll.
ma.me