Sergio Ramos, i cili mban tashmë rekordin për më së shumti kartonë të kuq në La Liga, rrezikoi edhe një herë të përjashtohej të shtunën pasdite kur e goditi Luis Suarezin me dorë në fytyrë.
Fatmirësisht për të, ngjyra e kartonit ishte e verdhë, por Ramos është i bindur se njerëzit në Katalonjë do të mendojnë se ai duhej të ishte ndëshkuar me të kuq… ose edhe më keq, transmeton Express.
“Në Barcelonë do të thonë se unë duhet të shkoj në burg… me [politikanin katalan në mërgim Carles] Puigdemont”, tha Ramos.
Qendërmbrojtësi më pas u pyet rreth humbjes 0-3 të Realit në “Santiago Bernabeu” ndaj rivalit, Barcelona dhe nëse ky ishte dështim i madh.
“Mos ta fitosh El Clasicon është dështim? Kushdo që e mendon këtë duhet ta shikojë vitin 2017 dhe statistikat”, shtoi ai. (b.an)