• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ramës i ka ardhur fundi”, Basha akuza SPAK: Po mbron hajdutët

by A R
21/10/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Basha tha se SPAK  duke mos-vepruar ndaj abuzimeve me koncesionet po inkurajon “vjedhjet dhe abuzimet e tjera me fondet publike”, po favorizon hajdutët.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Basha u bëri thirrje të gjithë sipërmarrësit që synojnë, apo po hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me qeverinë “të kenë kujdes”.

“Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve,” – u shpreh Basha.

Kohën e mbetur para zgjedhjeve, Basha e quajti se është “asgjë për një kryeministër të mbaruar”.

“Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore. Afera qindra miliona euroshe nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës”.

“Nuk do të censurohej informimi i qytetarëve, nuk do të pengohej hetimi i drejtësisë nëse pas kësaj afere nuk do të qëndronte Edi Rama”.

Buxheti i 2021, – sipas Bashës – është i pavlefshëm.

“Akti i fundit i një qeverie pa legjitimitet.  Kushdo që e sheh veten në këtë Buxhet, duhet ta ndjejë veten fajtor”.

“Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. I bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes”.

“Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve.  Edi Rama është i mbaruar. Opozita do fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën shqiptarëve”-tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka informacione nga brenda ambienteve të inceneratorit të Fierit, ku siç tha ai, situata i përngjan një gjendjeje mafioze.

Basha deklaroi se edhe në buxhetin e vitit 2021, inceneratori i Tiranës do të marrë 11 milionë euro.

“Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner; për aferën e inceneratorëve asnjë informacion”.

“Mos hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë. Buxheti i 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro. Basha: Gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz.  Në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve.  Kjo aferë përball çdo shqiptar me nje bandë që vjedh në kohën e pandemisë. Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore”.

Gjatë konferencës LIVE të kryedemokratit Lulzim Basha, nga Prokuroria e Posaçme dolën Enkelejd Alibeaj dhe Çlirim Gjata, të cilët në emër të PD, kallëzuan kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, për “shpërdorim detyre”, “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe marrjen e masës së sigurimit “pezullim i menjëhershëm nga detyra”.

/a.r

Next Post
Rama publikon të tjera fakte për inceneratorët: Kush ka sy le të shikojë, kush ka veshë le të dëgjojë

Rama publikon të tjera fakte për inceneratorët: Kush ka sy le të shikojë, kush ka veshë le të dëgjojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In