Personazhe të njohur nga politika e arti edhe në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pavarësisht angazhimeve profesionale, ata duket se kanë sfiduar edhe temperaturat e larta dhe kanë zgjedhur të bëjnë atë që ndjehen më mirë, të sakrifikojnë gjatë këtij muaji. Personazhet e njohura e kanë mirëpritur këtë muaj përmes postimeve dhe thënieve nga Kurani. Mes atyre që agjërojnë janë deputetët Majlinda Bregun, Shpëtim Idrizi, Esmeralda Shkjau dhe Enkelejd Alibeaj.
Listës i shtohet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, një agjëruese e rregullt. Këngëtarë të tjerë besimtarë që agjerojnë janë Sidrit Bejleri, Shpat Kasapi, Leonora Jakupi, Gili dhe ndonëse jo plotësisht edhe Zajmina Vajsari. Balerina e T.O.B Isida Mollaymeri është gjithashtu një nga personazhet vip më besimtare që agjeron rregullisht. Agjerim të lehtë të gjithëve!/balkanweb