• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama, Xhafaj e Veliaj, të tre kundër krimit pa llogaritur PD-në anash

by Java News
22/10/2018 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Gjithçka ka ndodhur në më pak se dy javë. Një rrokullisje që pritej, por që është dukur gjithmonë e largët. Pothuaj e pamundur. Sepse bëhet fjalë për një luftë pa front dhe me armik që nuk qëndron përballë, por është kudo. Krimi është një armik që ndodhet në kupolën e pushtetit, por dhe në degëzimet më të ulta kapilare të tij, në Tiranë apo në çdo cep province, qoftë tek e majta si pushtet qeverisës, qoftë tek e djathta si pushtet në opozitë; është një metastazë kancerogjene që e gjen rregullisht edhe në kupolën e njerëzve të pasur, të cilët jo thjesht votojnë, por edhe orientojnë votën dhe kushtëzojnë dhe vetë pushtetet që votohen.

Në fillim kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj: “Si, si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? Uuu, pika! Një arsye më shumë… për të rrëzuar këto mite banale se gjërat e të fortit nuk preken”! Dhe atë që policitë ndoshta ndruheshin ta bënin, Veliaj që nuk dallohet për trashje zëri dhe ka gishta të hollë, i doli për zot. Duke dhënë një mesazh për gjithë ata që dinë e duan të lexojnë mesazhet.

Pak ditë më pas, kryeministri Edi Rama e ngriti shumë lart stekën e pritshmërisë. Rama vuri një bast të papritur për bastet dhe premtoi dorë të hekurt për mbylljen e tyre. Mekanizmi ekstrem për të devijuar rrjedhën e lumit të qindra milionë eurove që thitheshin nga xhepat e shqiptarëve për në drejtim të fare pak xhepave, kryesisht të botës së errët apo gri të kryeqytetit, u vu në lëvizje.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumë mesazhesh nga burgu kundër mbylljes së lojrave të fatit. Mos e vrisni mendjen”, ju del në mbrojtje dhe ju jep Rama kurajo deputetëve me kostume dhe policëve me uniformë. Mes tyre, edhe shumë nga ata që mernin ndonjë “sponsorizim modest” nga borderotë e kompanive të basteve.

Po në të njëjtën ditë më Ramën, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj flet me gjuhë të koduar në konferencë shtypi. Nuk meret shumë seriozisht në fillim sepse çfarë tha, u duk një batutë e përsëritur dhe e përgënjeshtruar çdo herë që është thënë: “T’ju jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me zëdhënësit e mi!”, ju tha ai gazetarëve që po mbyllnin blloqet e shënimeve dhe kamerat që xhironin.

Dhe në fundjavë, ndërkohë që temperaturat e motit po binin, u korr çfarë u mboll në paralajmërime televizive. Një seri operacionesh të koordinuara të policisë nga veriu në jug të vendit vunë në pranga dyzina me të dyshuar për vepra të rënda penale dhe bashkë me ta, në episode të ndryshëm, edhe dy ish-deputetë socialistë. Një laborator heroine me të tjerë të arrestuar ishte zbuluar në Has të premten, prej nga ishte dhe fillesa e fundjavës; të tjerë urdhër arreste pritet të plotësojnë kronikën e zezë të ditëve në vijim duke dhënë dhe zënë fill një klimë e re antikrim.

Kjo fundjavë shqiptare dha një leksion të fortë në disa drejtime.

E para, nëse ka vullnet politik, edhe shteti më i dobët, është më i fortë se të gjithë ata që pretendojnë se mund të bëjnë ligjin si të fortë në Tiranë e gjetkë. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mundësi që të jenë fituese në këtë sfidë spirale me botën e errët. Mjafton vetëm që politika të mos bëhet shkop dhe t’i trajtojë ato si rrota.

E dyta, krimi shqiptar është ndoshta më uniku në botë. Sepse është krim budalla. Nëse në të gjithë botën banditët fshihen, në Shqipëri ata ecin në rrugë me uniformë dhe kanë adresa të përcaktuara. Secili bandit e tregon me emër e mbiemër se kush është; nuk kërkohen hetime për t’i identifikuar. Tipologjia e banditit shqiptar është e thjeshtë: paguan të dalë në televizor; në fillim blen vota dhe pastaj paguan edhe për diplomën e shkollës së mesme e të universitetetit që të quhet politikan; blen prona të patundshme dhe shëtit me makina të prodhimit të fundit, kryesisht fuoristrada të zhurmshme dhe me cilindratë të madhe, që sipas një vlerësimi psikologjik, demonstron frustrimin e tij seksual. Mban zinxhitë të trashë ari në qafë dhe unaza të shumta në gishta. Flokët e qethur njëlloj, barku i të njëjtës përmasë pavarësisht palestrës, dashuria për kokainën dhe tatuazhet e njëjtë plotësohen nga e njëjta tipologji vajze që i rri pranë: buzë, gjoks e vithe bisturie.

Adresa e banditit shqiptar është gjithashtu e afishuar kudo. Jeton në lokalet më të zëshëm të natës, konsumon alkool me shishe, paguan me euro dhe bën sherre për “pse më pe”.

Këta tipa që mbiquhen të fortë, që janë krijuar e adhurohen gati-gati si një model mbizotërues në Tiranën e tranzicionit, ndajnë të ardhurat e tyre dhe mbajnë në mënyra të ndryshme në borderotë e tyre politikanë, policë, gazetarë, këngëtarë/e, vënë gjoba dhe afrojnë fajde, tashmë janë një shtresë sociale që kërkon edhe respekt.

Kanë vetëm një gjë të përbashkët me kolegët e tyre në Perëndim. Pothuaj askush nga ta nuk vdes në shtrat nga pleqëria.

Këputen jo nga sëmundjet, por nga zullumet që trashin.

Fundjava që shkoi dëshmoi se vullneti politik mund të bëjë diferencën edhe në Tiranë. Mund ta kthejë atë në një proces që të largojë, në fillim me kirurgji dhe më pas edhe me kimioterapi, këtë kancer kombëtar. Një vullnet i përbashkët politik. I së majtës dhe të djathtës. Aleatë të pandarë kundër një armiku të përbashkët.

Sa më shpejt të kuptohet se krimi nuk ka ideologji,

Sa më shpejt të binden në të majtë dhe në të djathtë se krimi jepet vetëm me qera në muajin e zgjedhjeve dhe pastaj kërkon me koncesion për katër vjet pushtet nga pushteti,

Sa më shpejt të mësohet aksioma se krimi është vetëm në pushtet, aq më e suksesshme do të jetë Shqipëria e nesërme.

Fatkeqësisht këtë fillimjavë nuk ndodhi kështu, siç lipsej të meritonte fundjava që iku. Partia Demokratike u tororis gjatë për të kuptuar se çfarë po ndodhte nëpër atdhe dhe u qorrolleps sërish me ngut kau mbi kurriz pele.

Minimalisht nuk ka kuptuar asgjë prej gjëje edhe nga marëdhëniet e supozuara mes tre paralajmëruesve socialistë të gjëmës mbi gjëmën e krimit. Këto tre qendra të ndryshme pushteti dhe pritshmërisht të ndryshme nga pushteti, Rama, Xhafaj e Veliaj, do të duhej të kuptoheshin me mirë në godinën në krahun verior të Lanës. Taulant Balla, për shembull, në vend që të sulmohej nga PD-ja, do të ishte i dobishëm për PD-në që të shpjegonte këtë trekëndësh pushteti.

Shqipëria është vend i vogël. Gjithçka mund të ndryshojë edhe brenda harkut të dy javëve. Ngjitja kërkon kohë, rrokullisja zgjat edhe vetëm një çast. Siç e di më mirë se kushdo tjetër në Tiranë, Sali Berisha.

Next Post
Edhe Bosnje-Hercegovina nis arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’

Edhe Bosnje-Hercegovina nis arrestimin e 'peshqve të mëdhenj'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In