Pasi dështoi gjetja e një kompromisi me mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik, Rama dhe Basha patën edhe reagimet e para.
Rama shkroi në rrjetet sociale ndërsa Basha fjalën e tij e mbajti nga “çadra”, aty ku njoftoi edhe përshkallëzimin e protestave.
Ndërsa pasi bëri reagimin në rrjetet sociale kryeministri Rama shkoi në zyrat e BE-së në Tiranë aty ku zhvilloi një takim me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.
Express raporton se në të njëjtën godinë ka zyrën edhe ish- kryeministri Sali Berisha.










