Kryeministri Edi Rama ka drekuar për Krishtlindje në një familje në fshatin Gjormë të Laçit.
Gjatë vizitës, Rama shkëmbeu shumë batuta, ndërsa premtoi se në festat e funditit tjetër, të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti do të jenë në shtëpi të reja.
“Dua të uroj Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve, pa dallim feje se i festojmë të gjithë. Edhe Krishtlindjet, edhe Bajramin e festojmë të gjithë. Një urim sidomos për të prekurit nga tërmeti. Vitin tjetër krishtlindjet iu gjejnë në shtëpinë e re. Do të ngrihen komplekse, me projekt, ku do të strehohen të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Do të bëhet Laçi qytet mjaft interesant”, tha Rama. /e.s/











