Kryeministri i Shqipërisë ka vizituar papritur të dielën në mbrëmje ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, ka njoftuar Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Rama është takuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës dhe ka ndare shume opinione me ta.
Ai u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët sot në mëngjes para nisjes për në Francë, referojne burime te FShF.
FSHF ka njoftuar se të hënën në mëngjes do të organizojë një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit shqiptar para nisjes për në aeroport. (b.an)