• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Vizita e Blinkenit tregon se Shqipëria ka arritur në një tjetër nivel

by A M
14/02/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si të një “rëndësie të veçantë” vizitën e paraparë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë të enjten, duke thënë se ajo tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.

Duke folur në një intervistë për emisionin “Context” në ATV, e transmetuar të mërkurën vonë, Rama tha se vizita e Blinkenit ka të bëjë edhe me rolin e Shqipërisë në Ballkan “si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjithë fqinjët”.

Vizita njëditore të enjten e Blinkenit është e gjashta e një sekretari amerikan deri më tani në Shqipëri, dhe e para prej vitit 2016, kur Tirana u vizitua nga ish-sekretari John Kerry. Një fotografi mirëseardhëse e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, vendoset në ndërtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin pranë Presidencës dhe Kryeministrisë, 14 shkurt 2024, në prag të vizitës së tij në Shqipëri. Rama nuk tregoi se çfarë pritet të bisedojë ai me Blinkenin.

“Në fund të fundit, Shqipëria nuk është as një vend i madh, as një fuqi ushtarake. Por, më sa duket është vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për faktin se në këtë kohë kaq të trazuar dhe me kaq shumë ngarkesë për sekretarin e shtetit dhe angazhimin e SHBA-së në botë ai e sheh të nevojshëm dhe e gjen kohën për të ndaluar në Shqipëri, patjetër që nuk është pak”, tha Rama për vizitën e nesërme të sekretarit amerikan të Shtetit.

Vizita e Blinkenit në Shqipëri është në kuadër të një udhëtimi dyditor, që përfshin edhe ndalesën në Gjermani, ku ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, së bashku me nënpresidenten amerikane Kamala Harris, e cila do të mbajë fjalimin kryesor. Rama e lidhi vizitën e Blinkenit edhe me politikën e jashtme dhe angazhimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në shtator 2023, Shqipëria e udhëhoqi për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me Ramën si kryesues. Në atë seancë u diskutua për pushtimin rus të Ukrainës dhe ajo ishte e para në të cilën mori pjesë fizikisht presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

“[Vizita] do të thotë se Shqipëria është ngjitur një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që kemi bërë në politikën tonë të jashtme dhe falë një sërë angazhimesh të paimagjinueshme të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama.

Vizita njëditore e kryediplomatit amerikan në Tiranë do të përqendrohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kjo u nënvizua nga zëvendësndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazinë, Yuri Kim, si dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. “Ne duam të vëmë në pah bashkëpunimin e mirë që kemi me Shqipërinë, ne duam t’i falënderojmë ata që kanë qenë nikoqirët kryesorë për afganët në nevojë dhe për vazhdimin e traditës shqiptare për t’i strehuar ata që janë në rrezik”, tha Kim, duke iu referuar pranimit të afër 2.400 afganëve që ikën nga shteti i tyre, pas rikthimit të talibanëve në pushtet verën e vitit 2021.

/a.d

Next Post
Për herë të parë në 16 vjet, Erdogan dhe presidenti egjiptian takohen në Kajro

Për herë të parë në 16 vjet, Erdogan dhe presidenti egjiptian takohen në Kajro

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In