Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga Himara, për të cilën thotë se nuk është Jugu i Francës, pas ndryshimeve që ajo ka pësuar falë programit kombëtar të Rilindjes.
Me çeljen e sezonit turistik, shumë turistë mësyjnë në plazhet e Shqipërisë, teksa Rama po i bën publicitet punës së qeverisë së tij. “Nuk është Jugu i Francës. Eshtë Himara e rilindur falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, shkruan Rama.