• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Vettingu nuk është as për Lu-në e as për Llallën, por për çlirimin e drejtësisë

by Java News
06/02/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vettingu nuk është as për mua, as për ambasadën e SHBA, nuk është as për Kryeprokurorin”

Ky ka qenë reagimi i parë dhe i vetëm deri më tani i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përplasjen e javës së shkuar mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Llalla.

Por pavarësisht se nuk ka komentuar ngjarjen në mënyrë konkrete, kryeministri është shprehur se vettingu dhe reforma në drejtësi nuk janë krijuar për ambasadorin Lu e kryeprokurorin Llala, por për të hequr me rrënjë nga sistemi, 25 vite korrupsion të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Edhe vetë reforma në drejtësi nuk është për ne, në kuptimin , në interesin tonë. Ajo është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por për çlirimin e drejtësisë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i kanë marrë frymën këtij vendi për 25 vjet.”-tha Rama.

Këto fjalë Kryeministri Edi Rama i ka thënë gjatë  takimit me përfituesit e skemës lehtësuese të kamatvonesave, duke thënë se nga ky vit do të nisë aplikimi i matjes së faurave me kompjuter, në mënyrë që korrupsioni, faturat afrofe dhe të tjera problematika, të shuhen përfundimisht.

Rama gjithashtu është shprehur se objektivi i qeverisë është ulja e TVSH-së për dritat, çka do të nënkuptonte një rënie të barrës fiskale për qytetarët.

“Kundërshtarët e reformës nga të katër anët vunë kujën, falni kamatvonesat, falni kamatvonesat.

Nëse ne do të kishim falur kamatvonesat që në momentin e parë, reforma do të kishte dështuar dhe ne do të kishim dështuar në një nga aspektet më të rëndësishme të projektit tonë për të bërë shtet.

Sot ne kemi 453 mijë konsumatorë që kanë aktmarrëveshje me shtetin dhe që janë në një marrëdhënie reciprociteti me kompaninë.

Konsumatorët i përgjigjen kompanisë sipas detyrimeve të tyre dhe kompania ua kthen dhe do tua kthejë duke ua lehtësuar barën e të shkuarës që është barë e përbashkët, ështe dhe bara e një pushteti që kupton se ato para të papaguara vinin dhe si rezultat i mungesës së shtetit.

Në vend të bëheshin shkolla, spitale e gjëra tjera, 150 mln dollarë o euro, sipas rastit, shkonin për të mbushur gropën që ishte bërë nga vjedhja që ne gjetëm kur erdhëm.

Rrjeti është komplet i amortizuar… patjetër që nga ana tjetër problemi i leximit të faturave mbetet akoma problematik. Por kush mund të thotë sot se nuk është një ndryshime themelor se sot nuk ka më afrofre… se sot në 99% të rasteve fatura është e saktë.

Për të ndërtuar një shtëpi  pa leje duhen vite… por për të ndërtuar një shtet? Mjaftojnë 3 vjet? Jo, nuk ka si të mjaftojnë! Por ky nuk është justifikim, Unë jam i interesuar në mënyrë të vijueshme për përmirësimin e shërbimit. Ka filluar tani projekti i leximit kompjuterik të faturave në Tiranë. Por kjo është e lidhur me një problem tjetër. Me regjistrin e shtetasve. Në 25 vjet, shteti shqiptar nuk numëroi dot shqiptarët. Kjo bën që tja çosh faturën dikujt që nuk është më aty ku ka qenë.

Është shumë e rëndësishme që ne, në këtë rrugë do të jemi në gjëndje të vazhdfojmë të lehtësojmë ata që janë më në nevojë, të gjithë ata që kanë detyrim të të kaluarës dhe do të jemi në gjëndje të uljes së përmbushjes së një objektivi. Uljes së TVSH-së së energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, ne sot kemi ardhur në kushtet kur borxhin e kemi vënë nën kontroll dhe kemi filluar ta ulim. Ndërkohë që rrogat i rrisim, psensionet i rrisim, investimet i risim.”-tha Rama.

 

Next Post
Ja si do të jetë muri i ri në Mitrovicë

Ja si do të jetë muri i ri në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In