Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i Partisë Socialiste shpesh ka përdorur shprehjen “makinë me një timon”.
Pas Petrit Vasilit të LSI, dëshirën e Ramës e ka ironizuar djali i ish- kryeministrit, Shkëlzen Berisha nëpërmjet një statusi në ‘facebook’.
“Ky që kërkon ta lënë vetëm në timon, nuk ka as patentë”, – shkruan Shkëlzen Berisha, duke zbuluar që kryeministri s’ka patentë.
Më herët kreu i LSI u shpreh se “është tahma e madhe ta drejtosh makinën vetëm” dhe se “fundi i makinave me një timon dihet”. /b.d