• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama- Veliaj përurojnë Parkun Olimpik: Në 2 vite transformim i paimagjinueshëm

by Java News
04/06/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, ish Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar tashmë në një kompleks modern që do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan sot Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”.

Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat. “Me pak fjalë dua vetëm të them që kjo sallë si dhe godina ngjitur me sallën moderne, më në fund për ngritjen e peshave dhe të gjithë talentet e peshëngritjes, sallën e mundjes, me zyrat për të gjitha federatat e shumësportshit janë vetëm pjesë e projektit që do të zhvillohet më tutje me pishinën e mbyllur olimpike, me fushat e hapura të basketbollit, volejbollit, tenisit dhe futbollit, me godinën e re të Federatës Shqiptare të Futbollit, me pistën olimpike të atletikës dhe si pjesë integrale të parkut të liqenit ku së shpejti do filloj puna për Kopshtin e ri Zoologjik këtu pranë. Ambicia është për ta transformuar të gjithë këtë zonë në një ishull të gjelbër dhe sportiv për të gjitha moshat ku më të moshuarit të kenë pjesën e tyre, fëmijët pjesën e tyre, të rejat dhe të rinjtë pjesën e tyre, sportistët dhe dashamirësit e sportit pjesën e tyre”, tha Rama. Kryeminsitri shtoi se kjo do të ishte e paimagjinueshme 44 muaj më parë. “Nuk dua të zgjatem se unë kam bërë edhe më pak nxemje se edhe ata që janë shumë të stërvitur se unë, kështu që për të shmangur ndonjë tërheqje muskujsh që të na pengojë për pjesën e dytë të ndeshjes kryesore që është për 25 qershorin, po e ndërpres këtu duke i uruar mirësardhjen miqve nga Kosova. Dhe duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që punuan për të realizuar këtë sallë që deri përpara 44 muajsh ishte e paimagjinueshme”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj  falenderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë jo vetëm sportit, por dhe transformimit të Tiranës në një qytet modern.  Veliaj kërkoi që më 25 qershor, shqiptarët të mbështesin Edi Ramën për një mandat të dytë për të vijuar me investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. “Një njeri i cili ka dhënë për sportin, po jep akoma më shumë në krye të qeverisjes shqiptare, një njeri që ndihmoi që Tirana të shkojë në drejtimin e  duhur që të shkojë si një qytet modern e të zhvillohet. Ai është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Dua ta falënderoj publikisht për këtë investim për Tiranën dhe mezi pres që ashtu siç ai ka mbështetur Tiranën, Tirana të mbështesë Edin për qytetin që duam dhe për Shqipërinë që duam”, theksoi Veliaj, teksa e cilësoi Parkun Olimpik një hapësirë fantastike.

Më pas, të gjithë iu drejtuan fushës së basketbollit, ku fillimisht u zhvillua një ndeshje miqësore basketbolli mes Old Star të Shqipërisë dhe Kosovës ku morën pjesë dhe Rama dhe Veliaj, e më pas hapësira iu la dy skuadrave kombëtare të të rinjve.

Parku Olimplik do të pasurohet më tej me pishinën e mbyllur olimpike, pistën e atletikës, fushat e hapura të futbollit, basketbollit, volejbollit e tenisit, si edhe godinën e re të FSHF-së. Kompleksi do të jetë i pajisur me dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, dhe një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë.

 

Next Post
Morgan Freeman përlotet teksa flet për Srebrenicën gjatë xhirimeve

Morgan Freeman përlotet teksa flet për Srebrenicën gjatë xhirimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In