• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama uron Macron: Fitorja juaj mëkëmb projektin europian dhe sjell shpresë për Ballkanin. E fton të vizitojë Tiranën

by Java News
08/05/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka shkruar një letër urimi, Presidentit të sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

Si fillim, kreu i qeverisë shqiptare uron Presidentin francez për fitoren e merituar në zgjedhje, ndërsa shpreh vlerësimet maksimale për Macron dhe politikën e tij pro-europiane.

Më tej Rama shpreh bindjen për Presidentin Macron, se me dinjitetin që tregoi në fushatën elektorale, me të njëjtën frymë do t’i japë një tjetër shtysë BE-së, në këto kohëra të vështira, raporton Lexo.al.

Kryeministri nuk lë pa theksuar miqësinë dhe partneritetin strategjik dhe historik mes Shqipërisë dhe Francës, teksa nënvizon se me Macron tashmë ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.

Në fund Rama fton Presidentin Macron të vizitojë Shqipërinë, si i  pari President francez që shkel në vendin tonë. /Lexo.al

Letra e plotë:

Zoti President,

Duke ju zgjedhur në detyrën e lartë, populli francez i dha një sinjal të mirëpritur të ardhmes së Europës, rimëkëmbjes së një France të ripërtërirë mbi vlerat e saj më autentike dhe mirëkuptimit mes kombeve. Në emër të Qeverisë shqiptare dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh gëzimin e thellë dhe urimet më të sinqerta për fitoren tuaj të merituar dhe angazhuese.

Kam bindjen se dinjiteti dhe qetësia e admirueshme me të cilat udhëhoqët fushatën zgjedhore, në kohëra të vështira e të turbullta, nuk do të rreshtin së shenjuari mandatin tuaj, i cili do të jetë vendimtar për rilindjen e besimit në vokacionin universal të Francës dhe mëkëmbjen e projektit europian.

Tashmë partnere strategjike e Francës, Shqipëria është plotësisht e angazhuar në reformat e domosdoshme për të mundësuar, në një kohë të shkurtër, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak dhe kulturor mes dy vendeve tona. Shqipëria i mirëbesohet ndihmesës suaj të pakursyer për t’ju bashkuar familjes europiane, së cilës vetvetiu i përket dhe prej së cilës pret orientime të qarta dhe mbështetje afatgjatë në rajonin kyç të Ballkanit perendimor. Mund t’ju siguroj se Qeveria shqiptare do të jetë krah aleatëve dhe miqve tanë francezë, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për t’ju mbështetur parreshtur në gjithçka do të ndërmerrni së shpejti në shërbim të vendit tuaj.

Duke uruar që të jeni i pari kryetar shteti francez që do të zhvillojë vizita në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit, frytet e së cilës do të ishin rritja e pranisë franceze dhe e dëshirës për më shumë Europë, ju lutem të pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Edi Rama

c.a

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 9 Maj 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In