Kryeministri Edi Rama u shpreh të premten ” se falë investimeve të qeverisë, Ura Vajgurore po transformohet”.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama nënvizon ndryshimet infrastrukturore që po ndodhin në këtë qytet në kuadër të projektit kombëtar të Rilindjes Urbane, ndërsa poston edhe disa fotografi që dëshmojnë këtë transformim.
“Rilindja Urbane në Urën Vajgurore. Një qytet i rrënuar e braktisur në mëshirën e fatit, ku tanimë ka nisur një histori e re ndryshimi falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rlindjes Urbane”, shkruan Rama.
Përmes postimeve të përditshme në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama ka bërë publike një sërë projektesh infrastrukturore që janë zbatuar së fundi në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane, dhe që kanë sjellë transformimin e shkollave, akseve të rëndësishme rrugore dhe qendrave të qyteteve.
ma.me