• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama: Ulja trefish e tatim-fitimit, stimul i madh për biznesin!

by Java News
08/01/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e pragut të xhiros vjetore, nga 80 milionë në 140 milionë lekë për biznesin e vogël, gjë që ka ulur nga 15% në vetëm 5% tatim-fitimin për këtë fashë që nga janari 2019, po shihet si një impuls i ri në modernizimin dhe zgjerimin e biznesit.

Kompani të vogla tani mund të kapërcejnë në nivelin tjetër, falë zgjerimit të aktivitetit si rezultat i uljes trefish të tatim-fitimit, ulje që shkon për investime në teknologji, apo në drejtim të fuqisë punëtore. Një prej shembujve tipikë të këtyre bizneseve, që premtojnë një rritje të tillë, u vizitua sot nga Kryeministri Edi Rama.

“Ne merremi me prodhimin e dyerve dhe të dritareve, qoftë të aluminit, qoftë të plastikës. Jemi eksportues për vendet jashtë, për Italinë, Gjermani, Zvicër. U bë një vit e gjysmë që kemi investuar në drejtim të makinerive, duke rritur cilësinë, shpejtësinë për prodhimin për të gjitha. Janë të gjitha të reja, sepse na ndihmon shumë në cilësi. Të zotërosh tregun është cilësia. Jemi një nga kompanitë që jemi certifikuar për të hyrë në tregjet europiane, se pa certifikata nuk kemi ku shkojmë,” shprehet përfaqësuesi i kompanisë.

“Tani do na ndihmojë shumë ajo ulja që keni aplikuar me 5%. Shpresojmë që do vazhdojmë të rritemi, se deri tani po rritemi gradualisht. Asistenca që ka dhënë qeveria me uljen e tatim-fitimit do të na ndihmojë. Atë pjesë do ta investojmë, do marrim fuqi punëtore,” deklaroi përfaqësuesja e kësaj kompanie.

Kryeministri Rama nënvizoi se kompanitë e vogla tashmë duhet të përfitojnë për të kapërcyer në statusin e biznesit të madh, pasi ky nivel taksimi, vetëm 5% për 91% të biznesit në Shqipëri, është më i ulëti në të gjithë rajonin.

“Ulja trefish e taksës është stimul i madh, sepse i bie që është një 10% që shkon për investime të brendshme të nevojshme, edhe për rritje të punësimit. Sigurisht, nëse ju fuqizoheni më shumë, rritet më shumë volumi dhe rritet fitimi, do paguani 15%, se ne duam që të bëheni të mëdhenj. Ne kemi arritur të shkojmë në një nivel taksimi që është më i ulëti absolut në rajon. Janë 91% e kompanive në total të Shqipërisë që paguajnë 5% tani tatim-fitimin deri në 140 milionë të xhiros. Nuk e ka asnjë. Mirëpo ne na intereson shumë kjo për punësimin dhe për vetëpunësimin, se në fillim ishte e pamundur ta bënim, për shkak të shtrëngesave që kishim, por duke u krijuar më shumë mundësi, kjo zona nga 80-140 milionë është zonë shumë interesante nga pikëpamja e fillimit të një procesi sofistikimi të biznesit,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se janë një sërë lehtësish dhe komponentësh që kanë ndihmuar kompani tipike të vogla si kjo, që të rriten dhe pse jo, të marrin statusin e biznesit të madh në të ardhmen.

“Këta janë ndihmuar si kompani nga AIDA për t’u certifikuar. Certifikimi iu ka dhënë mundësi që të fillojnë eksportin. Eksporti po i jep mundësi që të zgjerohen dhe qëllimi i tyre nuk është të ngelen te 140-shi. 140 është shkallë për të kapërcyer aty ku praktikisht ne synojmë, te ai industrializimi i vogël që flasim edhe në programin e mazhorancës, edhe të qeverisë. Praktikisht këta janë impuls i vogël i atij industrializimi,” u shpreh Ahmetaj.

Një problem që nuk mund të mos shqetësonte as këtë kompani është ai i punonjësve të kualifikuar. “Punonjës të kualifikuar është pak e vështirë për të gjetur për tregun tonë, por do përpiqemi. I marrim pa njohuri në fillim dhe përpiqemi t’i trajnojmë vetë,” u shpreh përfaqësuesja e kompanisë.

“Ne kemi filluar një skemë të re për punësimin, – nënvizoi Kryeministri, – për ta vënë në dispozicion të kompanive direkt për trajnime, në mënyrë që ju të keni mundësi të kompensoni në njëfarë mënyre atë pjesën bosh që ju mbetet, sepse të marrësh një punonjës të pakualifikuar komplet duhet ta paguash. Ta paguash dhe s’të jep rendiment, të kushton për aq kohë sa ta përgatisësh. Por kjo është gjëja që është një problem shumë i madh, se, realisht, e vërteta është që kudo, në çdo kompani ka vende pune, por s’ka krah pune të kualifikuar. Ne i kemi stërmbushur universitetet me vite e vite të tëra dhe kemi lënë zbrazëti në fushën e arsimit profesional. Tani këto vite ka filluar kthesa.”

Ndërsa ministri Ahmetaj shtoi se do të jenë 20 mijë qytetarë, por edhe studentë që do të trajnohen me aftësitë teknike specifike, edhe për manovrim makinerish, për rekrutimin e të cilëve ai ftoi edhe këtë biznes që të bashkëpunojë me Shërbimin Kombëtar të Punës./a.meta

Next Post
Vlorë/ Shkollat pa ngrohje, kryetari i PD: Fajin e ka PS!

Vlorë/ Shkollat pa ngrohje, kryetari i PD: Fajin e ka PS!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In