Rama u përgjigjet kritikëve: Sipas non-gratave paskam kërcënuar SPAK! Roli i mumjes përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve nuk tolerohet më

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve lidhur me akuzat e ngritura se po pengon SPAK për të mbrojtur vetën dhe njerëzit e tij nëpërmjet mesazheve kërcënuese.

Në një reagim në Twitter , Rama thotë se është për të qeshur, duke shtuar se për të SPAK mund të punojë pa asnjë problem edhe për 100 vite .

Ndërkohë thekson se nuk do të qëndrojë i heshtur pasi SPAK duhet të godasë gjithanshëmërisht dhe jo njëanshmërisht,.

Reagimi i kryeministri Edi Rama në Twitter:

Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com