Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e armatosur në Mynih ku humbën jetën 9 persona mes të cilëve 3 shqiptarë të Kosovës.
“Trishtim i thelle per jetet e humbura ne sulmin barbar te Mynihut mes te cilave edhe jete shqiptaresh! Solidaritet me Gjermanine mike” – shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë, MPJ ka konfirmuar se nuk ka asnjë të lënduar nga Republika e Shqipërisë.
(java / r.a)