• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i tregon Juncker: Reformat e integrimit jo për Brukselin, por për Shqipërinë

by Java News
25/02/2018 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka thënë ne konferencen e perbashket per shtyp sepse Shqipëria e meriton të hyjë në BE në konferencën e shtypit që po zhvillon me Juncker.

“E përshëndes këtë mik të kahershëm të shqiptarëve. Vizita është në kohë të përshtatshme dhe vjen pak para rekomandimit të Komisionit evropian për hapjen e negociatave dhe pak kohë pas Strategjisë së re të Zgjerimit që tregon një fazë inkurajuese për ne.

U takuam në Dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin që ta informoj nga afër presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe sigurisht vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar në një proces intensiv afrimi me BE-në dhe nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e mira në të gjitha rajonin.

Siç e dini Komisioni ka rekomanduar që në Nëntor të 2016  hapjen e negociatave duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes para të reformave dhe zbatimin konkretisht të procesit të Vetting.

Në momentin e daljes së atij rekomandimi s’kishim kaluar ligjin dhe nuk kishim nisur  Vetting. Sot që flasim kemi 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve të ndryshme që janë tërhequr nga Vetting, që nuk do jenë më pjesë e sistemit gjyqësor. Tregues që Vetting po funksionon, si realizues i sistemit të pavarur te Drejtesise.

Presim çeljen e  çështjeve konkretë nga komisionet e Vetting. Ka hyrë në aksion Forca e Ligjit dhe në proces është edhe reforma administrative qe do te liroje barrën e burokracisë në marrëdhëniet me qytetarët. Reformat e integrimit po i bejme jo për Brukselin, por për Shqipërinë dhe është një detyrim për shqiptarët. Anëtarësimi në BE është një punë për Shqipërinë evropiane. E meritojmë integrimin.

Juncker: E inkurajoj Shqipërinë, por duhet të zgjidhë problemet

Kam ardhur që t’i shpëtoj Brukselit, por më pëlqen Brukseli në Tiranë. Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE. E njoh nga larg dhe jo mjaftueshëm dhe mund të jap një gjykim për atë që mendoj se përbën forcën në këtë vend.

Janë bisedime të një kohe të gjatë. Kur erdha në vizitën e parë Rama ishte bashkiak, dhe dëgjova dyshimet për Shqipërinë. Për ne Shqipëria dhe Ballkani kanë perspektivë evropiane dhe Shqipëria është evropiane por jemi ndarë nga historia, e nuk duhet humbur aq shumë kohë sa na është dashur.

Duhet të rishikojmë historinë përmes pajtimit . Konstatoj që Shqiperia po akumulon progres, se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do të hapë negociata. Nuk kam ardhur për premtime bosh, por s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqiprinë për reformat kundër krimit, Vetting, GJykatat.

Duhet ti jepni fund problemeve rajonalë dhe e mbështesim Shqiperinë në përmirësimin e marredhenieve me vendet e Ballkanit Perendimor. Vendi i Shqiperisë eshte në BE.

Next Post
Juncker: Erdha t’ju inkurajoj për reformat dhe jo për premtime boshe

Juncker: Erdha t'ju inkurajoj për reformat dhe jo për premtime boshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com