• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama tregon “çudinë”: Turisti humbi në mal, ambasada kërkoi investigim për marrje organesh

by A R
13/10/2022 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka treguar pas fjalimit në Këshillin e Europës një rast të çuditshëm që sipas tij tregon se çfarë imazhi është krijuar për shqiptarët pas akuzave për trafik organesh.

Kreu i qeverisë tha se kur një turist humbi në male duke bërë turizëm malor, ambasada përkatëse kërkoi hetim për marrje organesh ndaj atij personi.

Sipas Ramës, fantazia e shthurur e historisë së trafikut të organeve ka futur në kokën e njerëzve një ide shumë të gabuar për shqiptarët.

“Çfarë roli mund të luajë Shqipëria? Shqipëria mund të luajë dhe do të luajë një rol të veçantë. Kosova nuk e di çfarë keni parasysh kur nuk ka një reagim kaq të madh sa i yni. Mos harroni dhe nuk duhet të harrojmë se këtu është përfolur shumë keq edhe Shqipëria dhe kjo është një njollë për shqiptarët, kombin tonë, për njerëzit tanë sepse kjo fantazi e shthurur e një historie trafiku organesh qeniesh njerëzore për shumë kohë ka figuruar në faqe të para të gazetave, në komente të pafundme, në shumë dritare, kanale dhe portale dhe ka futur në kokën e njerëzve një ide shumë të gabuar duke e ushqyer me një “fakt”, por dhe një gënjeshtër të madhe stereotipin që shqiptarët janë të frikshëm, që shqiptarët janë kriminelë, që shqiptarët janë të të gjithave.

Aq e vërtetë është kjo saqë unë e preka pak aty. Ju duhet të dini që ka pasur një rast të një personi të humbur, një turist që faktikisht që humbi nëpër majat e maleve duke bërë turizmin malor dhe ambasada përkatëse ka kërkuar investigim për marrje të organeve të atij personi. Kur pyet çfarë është kjo, epo se në Shqipëri ndodhin këto. Çfarë ndodh në Shqipëri? Natyrisht që ne jemi të këqijtë e vetes në këtë pikë por kjo është temë tjetër. Sa i përket Kosovës, ajo është në një proces këtu.

Në fjalën time kam bërë një avokati të drejtpërdrejt, ose një mbështetje të drejtpërdrejtë, ose një argumentim të drejtpërdrejtë quajeni si të doni përse Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Europës, por Kosova nuk akses dhe nuk ka fuqinë të bëjë atë që ne mund të bëjmë, por jo thjesht për Kosovën, madje për veten si shqiptari, si komb, si popull, që nuk mund ta pranojë këtë lloj damke barbarie, por edhe për këta vetë, për Këshillin e Europës, për Europën, për botën demokratike, e cila duhet të provojë që është në gjendje të ketë modestinë, të ketë vetëdijen se gabimet janë pjesë e jetës së institucioneve demokratike, por institucionet demokratike ndryshe nga institucionet jodemokratike kanë virtytin që t’i korrigjojnë gabimet e tyre. Patjetër që ne do të bëjmë çmos që edhe këta t’i ndihmojmë që të dalin nga bataku ku i ka futur gjenerali i një ushtrie imagjinare organesh njerëzore të trafikuara”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Aksidenti tragjik i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar: Planifikonte të martohej në pranverë, po shkonte tek e fejuara kur…

Aksidenti tragjik i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar: Planifikonte të martohej në pranverë, po shkonte tek e fejuara kur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In