Situata e krijuar nga tërmeti i fortë që goditi vendin më 26 nëntor dhe mënyra sesi është pasqyruar në media, ka sjellë reagimin e fortë të kryeministrit Rama ndaj atyre që sipas tij abuzojnë. Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i Qeverisë jep një tjetër paralajmërim për mediat.
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruan kryeministri Rama.
Më pas ai shton:
“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!” /e.s/












