• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘thumbon’ PD dhe LSI: Për njerëzit mendojnë kasolle, vetë kanë vila në det dhe kodër

by A R
30/10/2020 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme është hapur kantieri më i madh i rindërtimit në Tiranë, i cili pritet të strehojë 11 mijë banorë.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar punën, teksa nuk i ka ndalur thumbat për kundërshtarët e tij.

Ai u shpreh se Partia Demokratike e çoi Shqipërinë dy herë në fund të gropës.

“Çdo krizë është një mundësi e madhe, nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, kjo ishte një e keqe shumë e madhe, për ata familje që humbën të afërmit, pastaj për ata që humbën strehë, por e mira në këtë të keqe është që së bashku, ne po ngrohemi më lart se ç’ishim para se të ndodhte kjo tragjedi dhe Tirana, Durrësi dhe zonat e tjera pas rindërtimit do të jenë vende më të mira se ç’ishin për njerëzit. Kjo zonë mbase do ishte prekur për t’u ngritur më  pas 30 vitesh kur  të krijoheshin mundësitë ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike, të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës, në adresë të re për Tiranën që duam dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë. 11 mijë banorë të vjetër dhe të rinj që do të jetojnë jo si një periferi të largët dhe me shumë mungesa të këtij kryeqyteti që zhvillohet, por që do kohën e saj, por si një zonë ku do të jetë kënaqësi të jetosh dhe nga ana tjetër vlera e pasurisë së patundshme do jetë shumëfish më e lartë se është sot këtu.

Një tragjedi më vetë kjo verbëri e atyre që nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa dhe kërkojnë që të na tërheqin mbrapsht që mishërohen në gjestet e Kryemadhit që bën thirrjen për të shkuar në Kisha e xhami dhe për të mos besuar te virusi dhe nga ana tjetër kryetari i opozitës së çdo ditë është i fiksuar që ne nuk duhet të paguajmë për të përpunuar mbetjet e Tiranës, por duhet ta lëmë që të mbytet nga plehrat dhe në mënyrë hileqare, ju thotë shqiptarëve se ne po japim para nga buxheti për një mafie imagjinare të inceneratorëve. Të mbetemi në të njëjtën gropë ku ai dhe partia janë, një herë në fund të gropës me piramidtat dhe  një në buzë të gropës me qeverisjen e tij që e mbylli. Ne do ta sfidojmë sfidën e rindërtimit, për ata që presin të kthehen në shtëpi, për të gjithë fëmijët që presin të rikthehen në shtëpi. Do të përballemi me armikun e padukshëm për të garantuar të gjitha, shkurtët, aparatura dhe medikamente dhe do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe sfidën për t’u ndarë nga kodra e plehrave, do të përballemi edhe me nevojën e Tiranës dhe Durrësit për të zhvilluar infrastrukturës, ndërkohë që flasim një kantier punon ditë natë atje ku ata u mjaftuan të merrnin nga leku Shqiponjën dhe të vendosin pllakën atje, e para skulpturë pllak që unë kam parë se për ta nuk ka lidhje as e bukura, as e pastra dhe as e rregullta. Këta janë forca të shëmtimit, papastërtistë dhe rrëmujës, për ne jo. Edhe në unazën e Tiranës vijon puna, por jo vetëm aty. Ne do e hapim kantierin më të madh publik”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Rindërtimi tek 5 maji/ Ahmetaj: Do jetë një nga lagjet më moderne të Tiranës, akomodim për 11 mijë banorë

Rindërtimi tek 5 maji/ Ahmetaj: Do jetë një nga lagjet më moderne të Tiranës, akomodim për 11 mijë banorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In