Kryeministri Edi Rama tha sot se mazhoranca do ta votojë kërkesën e opozitës parlamentare për listat e hapura, në këmbim të votës për marrëveshjen e 5 qershorit.
Por Rama tha se kërcënimet e opozitës së re, për të mos votuar marrëveshjen PS-PD, nuk mund t’i sjellin asnjë fitore.
“Keni një huq të trashëguar nga partia prej nga vini. Që i doni të gjitha. Jeni mësuar që po të kërcënosh patjetër do të marrësh më shumë nga ajo që të takon. E kuptoj, është zakon i të vogëlit. Keni qenë gjithë jetën pakicë dhe keni këtë zakon që qani më shumë. Por kjo është e pamundur. Marrëveshjen e 5 qershorit ne duhet të gjejmë rrugën që të jemi dakord” – tha Rama, shkruan javanews.al
/a.r