Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje militantëve të opozitës që të mos shkojnë në protestën e së shtunës.
Sipas tij, audio e servirur nga PD si përgjim i Agron Xhafajt, është një sajesë.
Rama i quan tradhtarë drejtuesit e opozitës duke i etiketuar si “esadistë”.
Postimi i plotë i Ramës:
Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!
Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE.