• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thirrje fermerëve të bashkohen, paralajmëron “furtunë” edhe te Bujqësia

by A R
30/07/2017 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gjatë dëgjesës me qytetarët  e Fierit, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek administrata dhe reformimi i saj. Duke folur për reformimin në bujqësi kreu i qeverisë u bëri thirrje fermerëve të bashkohen në mënyrë që të mos jetë tregtari ai që dikton çmimin në treg dhe se ndërmjetës me fermerët do të jenë pikërisht bashkitë.

Ai u shpreh se qytetarët do të kenë mundësi të mos sorollaten nga një institucion në tjetrin por do të kenë mundësi të zgjidhin problemet brenda një zyre.

Pas Hipotekave, kryeministri ka paralajmëruar ndryshime edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas tij, agjencitë e bujqësisë pritet të ndahen dhe të ndryshojnë në formë dhe funksione. “Drejtoritë e bujqësisë nuk do të jenë këto që janë, do të ndahen” – tha Rama ndër të tjera.

“Problemet sot janë nga përgjegjshëmira e administratës. Na është rritur kostoja për shkak të një politike të gabuar. Për çdo qark do të kemi një raport për administratën.Problemet janë të ngjashme në të gjitha qarqet,  duke nisur nga gjullurdia me pronat.Shumica e problemeve nuk lidhen me buxhetin, por me shërbimet. Ka probleme me administratën, nuk do të jetë e lehtë, sfida e parë është që ti gjejme punës së shtetit njeriun, dhe jo njeriut punën e shtetit. Duhet një administratë më e përgjegjshme.

Duhet reformim i të gjithë sistemit. Prandaj do të ndryshojmë sistemin në këtë pjesë duke mos patur edhe komision pronash , edhe hipotekë por duke patur vetëm një institucion. Nuk kemi problem me opozitën politike, ne kemi punën tonë. Ne jemi zgjedhur për të luftuar grabitqarët. Nuk është puna jonë të gjejmë sesi do të merret opozita me ne.

Këto dëgjesa nuk janë për të kaluar rradhën.Timoni është përgjegjësi e madhe.Njerëzit na votuan që ne të bëjmë gjëra më të mira.  Nuk janë vetëm hipotekat problem, edhe bujqësia është një problem i madh. Ka vetëm një shpëtim për fermerët, është të bashkohen.

Të kuptojnë që të bashkuar çmimin e vendosin fermerët. Të ndarë çmimin e vendos tregtari. Nëse jemi të bashkuar i fusim ne në garë tregtarët. Nëse bashkohemi, bashkojmë konceptin, cfarë do të mbjellim apo cfarë do të përdorim. Bashkitë të jenë afër fermerëve që të funksionojnë strukturat e grumbullimit. Por një gjë e tillë kërkon bashkëpunim nga bashkitë si dhe projekte dhe fonde të ndryshme. Nuk e gjen shteti tregun duhet të ketë një ndërmjetës dhe këtë e bën bashkia. Drejtoritë e bujqësisë nuk do të jenë këto që janë, do të ndahen. Qeveria do të përcaktojë politikat, pjesa tjetër ndahet nga agjensitë dhe bashkitë, fermerët kanë nevojë jo vetëm për lekë por edhe për informacion”, deklaroi Rama.

Rama po ashtu foli edhe për projektet të qytetin e Fierit, ristrukturimin e lumit Gjanica dhe ndërtimin e rrugës që të çon në plazhin e Semanit.

Next Post
Panik në Holandë, merr zjarr rafineria më e madhe e naftës në Evropë

Panik në Holandë, merr zjarr rafineria më e madhe e naftës në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë

March 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

March 3, 2026
“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

March 3, 2026
Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

Sondë me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme, kreu i UKT: Humbjet në rrjet, një ndër arsyet kryesore të mungesës së ujit

March 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In