Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Mallakastër.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ju është drejtuar demokratëve me fjalët: “Pse mo Liken do të votoni ju?”, teksa ka shtuar se PD-ja është veçmas, ndërsa koalicionin “Bashkë Fitojmë” e ka krahasuar me “zorrën qorre”.
Nuk e kuptoj, thotë këtu burri botës “shiko se unë e kam pasur gjyshin ballist, ma kanë vrarë komunistët dhe unë nuk i shoh dot me sy komunistët”. Se ç’lidhje ka kjo, këtë e kemi diskutuar 30 vjet, këtë nuk e gjejmë dot. Po mirë mor vëlla, ti që po i mban hatrin gjyshit, a e kupton ti se çfarë do t’i bësh gjyshit dhe sa herë do ta rrotullosh në varr kur të shkosh tek qendra e votimit dhe ku të kesh Like floririn dhe ta votosh. PD është veçmas, kurse zorra qorre në fletën e votimit ka Liken. Pse mo Liken do të votoni ju? Flas për ato të djathtët. E kupton se çfarë do t’i bëni gjyshit? I vajtët mbrapa një komunisti. Deri tek Likja është pak si e rëndë, për mendimin tim më 14 Maj, ty që ka kanë vrarë gjyshin komunistët, është mirë që të ja kursesh rrotullimin në varr kur të vësh kryqin tek Like floriri. Mos shko fare se gjynah gjyshi. Këta demokratët është për t’i pasur zili sepse këto punës nuk ia dinë fare, punën e bëjmë ne për ata.
Rama e mbylli fjalën e tij në Mallakastër duke thënë: Ne mund të mos jemi më të mirët, por kalë karroce më të fortë se PS për ta çuar përpara, nuk gjeni dot.











