Rama thërret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm, takimi për Prengën?
Kryeministri Edi Rama dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla zhvilluan një takim kokë më kokë. Takimi u mbajt në zyrën e Kryeministrit. Kryeprokurori është parë të hyjë në selinë e qeverisë rreth 14:30.
Dy institucionet, nuk dhanë detaje për qëllimin e takimit. Ai vjen një ditë pasi me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe autorizim të parlamentit, Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë burg pa afat për deputetin Armando Prenga. Deputeti u arrestua nën akuzat për plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Sipas Prokurorisë, ai plagosi me një armë pa leje Tom Calin, pas një konflikti për lagunën e Patokut.
Redaksia Java News/ f.g









