• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Tërhiqemi nga ligji i mbetjeve, por Nishani nuk kishte të drejtë që na bllokoi!

by Java News
26/09/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me grupin-sekretariatin dhe qeverinë. Marrëveshja ka në objektiv bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes qeverisë, deputetëve dhe PS në mandatin e dytë qeverisës.

Kryeministri Edi Rama, pasi ka mbyllur viziten e tij ne SHBA, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së. Ndryshe nga heret e tjera mbledhja nuk mbahet ne PS, por ne kryesinë e Kuvendit.

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se implementimi i marrëveshjes me qytetarët, që mori jetë në zgjedhjet e 25 qershorit, duhet të jetë prioriteti numër një për mazhorancën.

“Kjo marrëveshje synon të çojë në nivel të ri bashkëpunimin mes palëve, që janë në të njëjtën skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale e kolektive, që burojnë nga kontrata e PS me qytetarët. Kjo marrëveshje përbën një pikë referimi për PS, për çdo deputet, qeverinë dhe çdo ministër”, ka deklaruar Rama.

“E nisim punën e përbashkët me një marrëveshje të rëndësishme mirëkuptimi mes kryetarit të grupit parlamentar të PS në emër të deputetëve, sekretarit të përgjithshëm të PS në emër të strukturave drejtuese të PS dhe ministrave të qeverisë sonë.

Kjo marrëveshje synon që të cojë në një nivel të ri bashkëpunimi mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesëve përbërese  të skuadrës në funksion të përmbushjes së detyrimeve të mëdha që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar 2017-2021.

Kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat dhe instrumentat që sigurojnë bashkëveprimin  mes qeverisë, grupit dhe partisë në funksion të një cilësie të re të komunikimit të brendshëm dhe me publikun, kohezionit të vendimarrjes dhe objektivave dhe të vendimeve që marrin sëbashku.

Kjo marrëveshje përbën një pikë të palëvizshme referimi për deputetet, të gjitha nivelet drejtuese në funskion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Për elementetet e marrëveshjes do ta detajojë kryetari i grupit, sëbashku me sekretarin e përgjithshëm për një punë cilësore të bërë në bashkëpunim me ekspertë për ta hartuar këtë dekument

Ne të vazhdojmë ti mbetemi besnik asaj që besoj që të gjithë së bashku mësuam nga leximi i zgjedhjeve të 25 qershorit. nevojës për tu bërë më të mirë dhe për të qeverisur shumë më mirë, nisur nga fakti se shqiptarët na votuan për atë që ne mund të bëjmë dhe jo për cka bëmë në 4 vitet e para”, tha Rama.

Në bazë të kësaj marrëveshje, deputeti i çdo zone është i detyruar që një herë në muaj të shkojë pranë qarkut që përfaqëson dhe të dëgjojë nga afar shqetësimet e bazës. Po ashtu këtë ritual do ta ndjekë edhe çdo ministër, 1 herë në vit.

Koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes është zgjedhur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje vihet në zbatim edhe ideja e bashkëqeverisjes me qytetarët e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Para nisjes se mbledhjes me grupin, Rama zhvilloi takim koke me koke me Ruçin dhe me Xhafajn.

RAMA: TËRHIQEMI NGA LIGJI I MBETJEVE, POR NISHANI NUK KISHTE TË DREJTË QË NA BLLOKOI!

Rama deklaroi gjithashtu se qeveria do te terhiqet nga projekti i ligjit te mbetjeve. “Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim sic e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaron dialogu mes PS-PD është boshti i këtij dialogut për reformën zgjedhore ndërsa LSI do të jetë zgjatim i këtij boshti. Në mbledhjen e paradites së sotme të grupit parlamentar Rama tha se para se të ulen në tryezë duhet përcaktuar korniza e qartë brenda të cilës do të zhvillohet dialogu.

Reforma zgjedhore, Rama: Boshti i dialogut PS-PD, LSI zgjatim

Edi Rama: Mirëpresim PD në një dialog të vërtetë e realist lidhur me procesin zgjedhor por paraprakisht të përcaktojmë kornizën e qartë brenda të cilës do të zhvillohet dialogu.

Kjo nuk përjashton opozitën tjetër, përkundrazi e integron atë, por boshti i dialogut është PD e PS.

Patjetër në zgjatimin e këtij boshti është e mirëpritur dhe opozita tjetër parlamentare të japë kontributin e vet. Nëse synojmë konsensus, baza e konsensusit është PS dhe PD

a.ç

 

 

 

 

Next Post
Kryebashkiaku Veliaj: Tirana pas 2 vitesh do të jetë tërësisht e ndryshuar

Kryebashkiaku Veliaj: Tirana pas 2 vitesh do të jetë tërësisht e ndryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In