Teksa e ftoi disa herë publikisht përmes mediave dhe rrjeteve sociale për të gjetur konsensus për Kryeprokurorin e ri, duket se kryeministri edhe e ka telefonuar personalisht kryetarin e Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë me dije ëpr mediat vetë Rama gjatë konfenrencës së fundvitit para gazetarëve.
Ai ka deklaruar se e ka telefonuar por Basha nuk i është përgjigjur, madje as pasi i ka dërguar mesazh.
“Nuk di që paska thënë Luli që i kam ofruar një pazar, i kam telefonuar dhe doli Albtelekomi. I kam çuar mesazh a mund të komunikojmë dhe nga ana tjetër ka qenë pasqyra e ekranit të telefonit. Nuk kemi komunikuar dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje të ndonjë lloj pazar, pse u shkon mendja gjithmonë te pazari? Ç’e kanë këtë sikur janë rritur mes gjelave të detit dhe cdo përpjekje që tu ofrosh u duket sikur u kërkon ndarjen e gjelave. Diçka kanë këta që sa herë u kërkon në mënyrë normale hajde flasin dhe u kujtohet gjeli, jo nuk vij unë se kanë frikë se kofshët i merr tjetri dhe lafsha u ngelet atyre”, tha Rama./a.m.