• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Do të rrisim 35% rrogën minimale, mbështetje mësuesve

by Java News
30/10/2016 15:35
Kryeministri Edi Rama, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of group of socialist Party.

Kryeministri Edi Rama, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of group of socialist Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Berat një takim me mësues dhe drejtues shkollash të qytetit mbi arritjet e reformës në sistemin arsimor. Kryeministri Rama iu komunikoi mësuesve rritjen e pagave me 10%, ndërsa deklaroi se në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë  tek rrogat minimale, 35%.

“Ne kemi bërë një rritje rrogash në fakt, nëse ju do ta masni me paratë që ju ngelen në xhep e jo me paratë që merrni në bordero, duke e ulur taksën e sheshtë që ishte 10% dhe duke bërë që paratë që mbeteshin në xhepin tuaj pavarësisht se rroga ishte po ajo, por kemi besuar e  besojmë që nuk mjafton.

Me këtë nuk po ju them që kjo që do bëjmë mjafton, por po ju them që kjo që do bëjmë i bën mësuesit nga rrogëtarët më të mirëpaguar në Shqipëri.

Dhe faktikisht, rrit rrogën e mësueseve mesatarisht 10% e mesatarisht 10% është një shumë konsistente po të kemi parasysh që në tërësi, shteti do të vendosi 100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë pre tyre janë vetëm për arsimin.

Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor.

Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë  tek rrogat minimale.

Rrogat e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale”u shpreh Kryeministri.

Ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila shoqëronte Kryeministrin u shpreh se portali “Mësues për Shqipërinë” është një realitet për Drejtorinë Arsimore të Beratit dhe mënyra më efikase e përzgjedhjes dhe përfshirjes së mësuesve në trupën arsimore, bazuar mbi meritën, larg ndikimit të politikës dhe korrupsionit.

Pas takimit me mësuesit, Rama inspektoi edhe disa projekte të Rilindjes Urbane.

Në Berat përmes një investimi prej 180 milion lekësh është vënë në zbatim projekti i ri i digës mbrojtëse në dy anët e lumit, që mundëson shpëtimin njëherë e përgjithmonë të qindra familjeve nga përmbytja e përvitshme. Gjithashtu me anë të këtij projekti bëhet e mundur edhe krijimi i një hapësirë të re publike përgjatë shëtitores buzë lumit, parku i fëmijëve, si dhe terrenet e reja sportive për të rinjtë.

Ndërsa investimi i parashikuar me vlerë 300 milion lekë përfshin ndërhyrje në disa rrugë, konkretisht: rruga “Stadiumi i vjetër – Stadiumi i ri” që fillon tek Stadiumi i vjetër, duke vazhduar në drejtim të stadiumit të ri, përfshirë edhe sheshin para tij. Kjo rrugë është njëkohësisht pjesë e Bulevardit “Republika”. Hapësirat janë totalisht të lira, por shtresat e trotuarit dhe të rrugës janë të dëmtuara.

Gjatë turit të tij, Rama u ndal edhe në Urën Vajgurore, ku Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, sipas njoftimit po i jep zgjidhje përfundimtare problemit 25-vjeçar të përmbytjes së rrugës nacionale dhe të lagjes pranë lumit Osum.

Në Poliçan Rama inspektoi shëtitoren “Miqësia”, e cila i është nënshtruar rehabilitimit të plotë të saj, përmes një investimi me vlerë rreth 28 milion lekë.

Ndërsa në Çorovodë, kryeministri inspektoi punimet për sistemimin, asfaltimin dhe ndriçimin e segmentit rrugor “Arkitekt Kasemi”.

Projekti ka realizuar punime si gërmim, realizim i shtresave të trupit të rrugës, ndërtim muresh mbajtës betoni, bordurë trotuari, kanalizime, sistemim i ujërave të shiut, si dhe punime elektrike për realizimin e ndriçimit të segmentit rrugor.

Next Post
Vendim befasues i Erdogan, liron 34 mijë të burgosur

Turqi, spastrimet pas grushtit të shtetit, shkarkohen 10 mijë funksionarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In