Deklarata e Sali Berishës, që Edi Rama të qëndrojë në pushtet deri në 18 qershor dhe më pas të nisë punën qeveria teknike nuk është platformë e Partisë Demokratike, por mendim i Sali Berishës.
Kështu është shprehur kryedemokrati, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Opinion.
Basha u shpreh se Berisha ka dhënë mendimin e tij dhe se qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, qeveri teknike sa më parë.
Nëse ndodh ashtu si thotë Berisha data e zgjedhjeve do shtyhet shumë u shpreh Basha.
“Mendimi i zotit Berisha qe Rama të qëndrojë në zyrë deri me 18 qershor nuk është i imi.
Platforma jone politike parashikon qeveri teknike një ore e me pare”deklaroi Lulzim Basha. –










