Kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin e tij për të qëndruar të izoluar, teksa u shpreh se në luftë duhet kontributi i gjithkujt.
Rama u shpreh sot se faturat dhe taksat nuk mund të falen, pasi shteti mbahet me kontribute. Ai shtoi se nëse falen detyrimet për OSHEE, kjo do ta dobësonte sektorin energjetik. Por shefi i qeverisë kujtoi se tashmë janë falur kamatëvonesat.
Një lajm i mirë u bë i ditur nga kryeministri edhe për shqiptarët e mbetur jashtë vendit. Ai shtoi se së bashku me kompaninë Air Albania, do të bëhet kthimi falas në atdhe i tyre. Ky operacion do të nisë të hënën me emrat e listuar tashmë. /JavaNews/a.r