Kryeministri Edi Rama ka një lajm të mirë për të gjithë familjet që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i fuqishëm që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u shkatërruar shtëpitë. Kreu i qeverisë thotë se do të firmosë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja për të gjitha familjet e mbetura pa çati që të strehohen.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale” shkruan ai.