• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama të gënjeu dy herë për 5 qershorin”/ Basha: Edhe atij që i vidhet lopa ka faj. Qëllimi për mandatet ishte fisnik dhe një sakrificë por…

by Java News
26/11/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet zgjedhore që u arrit mes forcave politike. Gjatë emisionit “Open”, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se Rama e gënjeu dy herë Bashën lidhur me këtë marrëveshje.

Nga ana e tij, kryetari i PD-së, e ka pranuar këtë teksa shprehet me batutë se edhe atij që i vidhet lop aka faj.

Më tej Basha ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta se dy javët e fundit ka shkalloi fushatën e partisë së tij.

Gazetari: I ka thënë në 2017 zotit Rama, më gënjeve njëherë përgjegjësinë e ke ti, më gënjeve dy herë përgjegjësinë e kam unë. U gënjye dy herë pas marrëveshjes së 5 qershorit.

Basha: Marrëveshja e 5 qershorit është një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një. Brenda opozitës nuk kishte konsensus në atë moment. LSI ishte kundër, ne ishim për të përdorur një taktikë që të detyronte Ramën të zbatonte 5 qershorin. Pavarësisht trukeve të Edi Ramës, minoranca do rrinte minorancë. Faji është i atyre që kryen masakrën zgjedhore.

Gazetari: Ju u gënjyet një herë…

Basha: Edhe atij që i vidhet lopa është ka faj. Marrëveshje me Edi Ramën bëri Berisha në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit. Nuk e legjitimojmë zgjedhjen. Përgjigja ëhtë kjo, çdo forcë politike përpiqet të gjejë një zgjidhje. Nëse ju doni që PD të braktisë interesin e qytetarëve dhe të thotë se nuk marrë pjesë në asnjë vend, kjo nuk do ndodhë. Nuk kemi qenë fasadë. Si mund të akuzosh fasadë një opozitë që dogji mandatet. I shkoi deri në fund dhe më vjen keq. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim por qëlloi e pasuksesshme. Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar dhe djegien e mandateve në vitin 2019 për të cilën pranon se nuk funksionoi.

Basha: Unë e kam shpjeguar fare qartë dhe para dhe pas 9 shtatorit. Dualizmin që është perceptuar nga publiku I gjerë. Hedh poshtë ato që thotë aty. Janë trillime të pastra. Janë gënjeshtra. Ajo pjesë është trillium. Nuk jam ankuar asnjëherë unë. Kur ka qenë për të mbajtur mbi shpatulla atë që më vinin, e kam mbejtur. Protagonizmi i tij i tepruar është perceptuar ndryshe nga publiku i gjerë si një dualizëm. Vendimet sa i takon nga djegies së mandateve, dhe mos pjesëmarrjes në zgjedhje, janë kërkuar me ngulm nga Berisha por janë marrë në mënyrë kolegjiale. Edhe njëherë, vendimet e marra kanë qenë kolegjiale të forumeve të partisë demokratike. Ishin të konsultuara dhe ishin vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha. Zoti Berisha mund të thotë dhe 14 humbje, por ka dy palë zgjedhje parlamentare për të cilat raportet e OSBE/ODIHR kanë qenë të zeza. 2017 dhe 2021. Analiza e vendimeve nuk bëhet me një pyetje” – tha Basha.

Gazetarja: A jeni penduar për djegien e mandateve?

Basha: Unë po ju them që vendimet u morën për të shkuar përtej Partisë Demokratike, për zgjedhje të parakohshme. Të çmontonim një pseudomazhorancë. Këtë nuk e realizuam. Qëllimi që u nisëm ishte fisnik, bëmë një sakrificë. Protestat nuk ndaluan, jo në formatin që ishin deri në 30 qershor. 15% e shqiptarëve dolën për të votuar. Objektivi politik i PD-së se 30 qershori ishte zgjedhje moniste, u arrit. Në vitin 2021 ishte gjë tjetër. Pavarësisht mungesës së pushtetit lokal. Ne kemi performuar me gjithë elementët e masakrës zgjedhore. Djegia e mandateve nuk u bë për të shërbyer vetes tonë. Ne kemi një detyrë për ata që përfaqësojmë.

Next Post
“Ajo që po ndodh në PD është tragjikomedi”/ Rama për Berishën “non grata”: Fatkeqësi e madhe. Nëse kjo do më kishte ndodhur mua…

“Ajo që po ndodh në PD është tragjikomedi”/ Rama për Berishën “non grata”: Fatkeqësi e madhe. Nëse kjo do më kishte ndodhur mua…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In