• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Të enjten votojmë për çlirimin nga drejtësia e korruptuar

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaron se të enjten parlamenti i Shqipërisë do të votojë për çlirimin e popullit dhe jo për pengmarrësit e drejtësisë.

Rama del direkt në televizion pas përpjekjeve intensive të ditës së sotme, ku fillimisht ai u takua me përfaqësues të PDIU, më pas takimi Meta-Basha, të cilat patën në mes deklaratën e fortë kërcënuese të ambasadorit amerikan Donald Lu për të gjithë deputetët që nuk votojnë pro Reformës.,

“Vija e kuqe e SHBA dhe Bashkimit Evropian ka rezultuar e pakapërcyeshme për pretendimet e Partisë Demokratike për të hequr procesin e monitorimit nga ndërkombëtarët”, tha Rama.

“Propozimi hibrid i kompromisit i paraqitur nga ndihmëssekretarja Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut. 140 deputetë të kuvendi të Shqipërisë janë përballë një zgjedhje të qartë: O të votojmë për pastrimin e drejtësisë, o të votojmë për të vazhduar me pengmarrjen e këtij populli nga sistemi i korruptuar i drejtësisë. Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të votojë për çlirimin e popullit, jo për pengmarrësit. Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të votojë për ta çuar faqebardhë vendin drejt negociatave për hyrjen në BE”.

“Nuk mund t’ia plotësojmë dot kërkesën për tu bashkuar në një front kundër SHBA-së. Vija e kuqe është vija e mbrojtjes së qytetarëve. PD ka fituar në këtë proces të gjatë të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Lulzim Bashën për rezultatet që ka arrtitur, por PD s’mund të kërkojë e s’mund të marrë atë që nuk i takon. Kam qenë, jam dhe do të jem, deri në orën 10:00 të datës 21 korrik, për konsensus. Le të bashkojmë forcat individuale, partitë në parlament, të dyja koalicionet dhe me dy krahët lart të ngrejmë shpresën e shqiptarëve që përfaqësojmë për të votuar Reformën në Drejtësi dhe për t’u dhënë të gjithëve mesazhin se s’ka asgjë të pamundur kur të gjithë jemi bashkë”, e mbylli Rama.
d.i.
Next Post

(VIDEO) Rike e Irid: Falë  nesh bota njohu një Shqipëri tjetër 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In