Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin.
Duke ndarë fotot nga takimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shkruan se me Hahn diskutoi mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.
/f.s