Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi për disa minuta me presidentin bullgar Rumen Radev. Në këto pamje të shpërndara nga vetë Kryeministri në rrjetet sociale mund të shihet se palët kanë pasur një bisedë konstruktive, sa kohë që edhe vetë në postim Rama shkruan: Mbase sot lajmi i mirë.
Kujtojmë që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u pengua për shkak të vetos bullgare.
Rama po ashtu është takuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërsa një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare bisedoi edhe me Presidentin amerikan Joe Biden.
/a.r