Nuk e ka gelltitur dot Sali Berisha daljen e kryebashkiakut te Kamzes Xhelal Mziu krah per krah me kryeministrin Edi Rama, megjithese xhindosjen e ka shkarkuar tek kundershtari politik.
Te pakten publikisht, pasi neser do te shihet avazi me Xhelalin.
Menjehere pas publikimit te videos dhe te lajmit, ish-kryeministri Sali Berisha me anë të në statusi në Facebook, ka reaguar për daljen e Ramës kreh Xhelal Mziut.
Sipas Berishës, Edi Rama lëpiu atje ky pështyu për 24 orë. Ish-kryeministri shkruan se Rama pas gjithë sulmeve dhe sharjeve për kreun e bashkisë, doli së bashku me të dhe i thotë: Faleminderit kryetar, forca.
Statusi i plotë i ish kryeministrit:
Edvini lepin ate qe peshtyu mbreme dhe sot gjate dites ndaj Mziut!
Ai nuk u thote asnje fjale banoreve te permbytur te Kamzes, demshperbilimin qe meritojne!
Te dashur miq, pasi e sulmoi per 24 ore rrjesht Xhelal Mziun duke trilluar dhe mashtruar se nuk eshte ne krye te detyres, duke bere fushate elektorale me fatkeqesine e te permbyturve ne Kamze, Edvini tani ne darke lepiu ate qe peshtyu dhe volli kunder Mziut per 24 ore.
Ai, gjate qendrimit ne Kamze, bashkia e gjashte me e madhe e vendit e lene pa asnje eskavator dhe e diskriminuar ne shkallen me ekstreme nga Rama, u detyrua para kamerave te shprehet: “Faleminderit kryetar edhe forca!”
Shtoj ketu se ne kete vizite ai nuk mori persiper asnje demshperblim per banoret e demtuar te Kamzes nga katastrofa natyrore, per çka dhe ai nuk shpall gjendjen e jashtezakoshme. Sb










