Kjo e mërkurë i është rikthyer traditës së koalicionit qeverisës për takimet midis kryeminsitrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Shefi i qeverisë u drejtua në Kryesinë e Kuvendit ku po mban një takim kokë më kokë me aleatin e tij kryesor në qeverisje, liderin e LSI Ilir Meta.
Ky takim vjen një ditë para seancës parlamentare të së enjtes dhe synon koordinimin e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës./a.m.