Kryeministri Edi Rama është pritur në Stadiumin “Santiago Bernabeu” nga presidenti legjendar i Real Madridit, Florentino Perez. Në qendër të takimit ishte diskutimi për zgjerimin e pranisë së klubit spanjoll në Shqipëri.
Rama njoftoi në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te sjellja në Shqipëri e shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve, të cilat krijohen dhe mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve…” shkruan Rama.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama mori si dhuratë një fanelë me numrin 7 nga presidenti i Real Madrid.
Ky takim shënon një hap potencial drejt thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Fondacionit të Real Madridit në fushën e edukimit dhe sportit.















