Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama është takuar me distributorin e vaksinës Sinovac.
Ai u shpreh se me të ka diskutuar mundësinë e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri.
“I nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim.”– shkruan Rama në rrejtin e tij social në Instagram.
View this post on Instagram
/b.h