Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Shkodrës, ndërsa është përplasur me disa banorë që i kanë dalë para për të protestuar sa i përket dëmshpërblimit të përmbytjeve.
Sipas burimeve për mediat, banorët i janë afruar Ramës për të shtruar kërkesat e tyre ndërkohë që ata janë ndaluar nga Garda e Republikës.
Kryeministri është parë të zhvillojë një bisedë me dyer të mbyllura me kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi.