• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama takime në Lushnje: Skema mbështetje për fermerët

by
24/05/2015 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilli sot një vizitë në Krutje të Sipërme të Lushnjes, për t’u njohur me disa investime të rëndësishme publike dhe private.

Kompleksi i mbarështimit të derrave në Krutje të Sipërme, një biznes familjar i hapur në vitin 1996, është një nga dëshmitë sesi legalizimi falas ka ndikuar në rritjen e biznesit. Pas 10 vitesh zvarritjesh në zyrat e aluiznit dhe bllokimit të mundësisë për të marrë kredi për të zgjeruar biznesin, pronari i kompleksit, Sokrat Shani, së fundmi ka marrë certifikatën e legalizimit për të 13 stallat ku ushtron aktivitetin. Mosnjohja e pronësisë e pengonte atë të aplikonte qoftë për subvencione nga fondet e qeverisë, qoftë për kredi nga bankat. Tashmë me legalizimin, thotë ai, më janë hapur mundësitë për të rritur fuqinë e biznesit.

“Në vitin 2005 kam aplikuar për legalizimin, por ka qenë i pamundur, nuk e kam marrë dot. Legalizimin e kam marrë para tre muajsh dhe tani këto janë formalizuar, janë të rregullta dhe mund të aplikoj për kredi, mund të aplikoj për subvencione të ndryshme. Deri tani kanë qenë të pamundura se nuk kanë qene të formalizuara, nuk kam pasur tituj pronësie,” – tha Sokrati, ndërsa shtoi se tashmë gëzon mundësitë për të dyfishuar prodhimin e mishit dhe të rrisë në këtë mënyrë biznesin.

Kryeministri e ftoi fermerin për të aplikuar për të përfituare dhe nga skemat e mbështetjes, sipas formulës 50% investim sipërmarrësi dhe 50% investim shteti. Ndërkohë që pritet të shpallet një program i ri për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Do të shpallim një program të ri për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, se kemi bërë një bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këtë skemën që përdorëm këtë vit me AZHBR-në do ta kthejmë në një skemë garancie e do të përfshimë edhe një sërë bankash në këtë proces, por pa rritur interesat mbi fermerët, po duke marrë ne përsipër pjesën e interesave dhe të vazhdojmë me atë skemën 50% investim fermeri, 50% investim shteti. Besoj se mund ta rrisim deri në 100 milionë dollarë në vit mbështetjen.”

Në komunën Grabian të Lushnjës, shkolla e re 9 vjeçare, financim i qeverisë,  vjen për të rinjtë e kësaj zone, me një mjedis tërësisht modern e bashkëkohor. Ajo ofron për fëmijët një panoramë krejt të ndryshme nga ngrehina e dikurshme, e cila vetëm shkollë nuk mund të quhej. Drejtoresha e shkollës tha se në ndërtesën e vjetër, nxënësit e zhvillonin mësimin në kushte tejet të vështira, të detyruar shpeshherë, për shkak të motit të keq  të mbanin çadra në klasë. Pjesë e shkollës së re është edhe kopshti i fëmijëve, i cili do të mirëpresë 98 vogëlushë, me të gjitha parametrat e një mjedisi të shëndetshëm dhe argëtues.

 Rruga – 3 ura – Gërmenj- Divjake, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, i cili do ta sjellë këtë segment rrugor në kushtet e një infrastrukture të standardeve bashkëkohore. Në gjendjen ekzistuese të rrugës kalimi i makinave ishte i pamundur pasi gropëzimet ishin të shumta dhe trupi i rrugës ishte shumë i dëmtuar.

Projekti parashikon një zgjerim për segmentin e asfaltuar nga Tre Urat – Autostrada Rrogozhinë – Lushnjë dhe rikonstruksionin e plotë për pjesën tjetër me gjerësi 5 m asfalt për segmentin Çerme Sektor-Tre Urat – Stravec – Gërmenj i Madh.

Deri tani në objekt janë realizuar punimet e gërmimit dhe të mbushjes, në një gjatësi prej 10 kilometrash, nga Çermë Sektori në drejtim të Gërmenjit, për të vijuar me pjesën e mbetur prej 2 kilometrash.

Përfundimi i rikonstruksionit do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të zonës drejt bashkisë së Divjakës sipas ndarjes së re territoriale, gjithashtu  do ti japë një impakt të ri tregtimit të produkteve të këtyre fshatrave  në tregun e Divjakës, i cili është tregu më i afërt për ta. Deputeti Braçe u shpreh se kjo zonë bujqësore do të dalë më në pah me rrugën e re, e cila në të njëjtën kohë do ti japë një shtysë te re edhe turizmit.  “Është e gjitha zonë bujqësore kjo këtu dhe rruga kalon mes përmes fushave. Është zonë e pastër, nuk ka as ndërtime asgjë. Ndërkohë të dy tregjet, tregu i Lushnjës me tregun e Divjakës lidhen me rrugë, e njëjta gjë vlen edhe për turizmin, për plazhin, njerëzit nga Lushnja vinë direkt në Divjakë. Ta vijojmë këtë se jo na lidh vetëm Bashkinë e madhe që krijon por në anën tjetër i jep gjithë pjesë bujqësore dhe i jep gjithë pjesës së Grabianit dhe bëhet një super rrugë bujqësore që i nxjerr lekët vetë për shkak  të fluksit ët madhe që do ët ketë edhe trafikut, edhe të punëve në bujqësi që ka,” u shpreh ai.

Next Post

Forcat irakiane përgatiten për ofensivë kundër ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In